Një biografi e shkurtër/ Kush ishte Aneta Koleka Rama

0

Nëna e kryeministrit Edi Rama e cila ndërroi jetë ditën e sotme, ka lindur në fshatin Vuno në 1 shtator të vitit 1938 dhe mbiemri i saj i vajzërisë është Koleka.

Aneta ishte edhe motra e ish-anëtarit të Byrosë Politike në regjimin komunist, Spiro Koleka.

Vetë Edi Rama në një nga intervistat e tij kur ka folur për familjen e nënës, ka thënë se Kolekat e Vunoit po të kthehesh në origjinë disa shekuj më parë, rezultojnë nga krahina e Miriditës dhe se mbiemri rrjedh nga një paraardhës, Kol Leka.

Aneta Rama është diplomuar për mjekësi, stomatologji, në Poloni dhe siç është shprehur vetë në një nga intervistat e pakta në media, ka qenë studente e shumë e mirë.

Ajo ka treguar gjithashtu se i ka pëlqyer profesioni për të cilin studioi, por që u detyrua që ta lërë shpejt mënjanë dhe nuk arriti që të bëjë karrierë të spikatur, për arsye shëndetësore dhe familjare.

Gjithsesi pak kohë më parë Aneta Rama është nderuar me “Nderi i stomatologjisë shqiptare”, të cilin e tërhoqi vetë Edi Rama, pasi ajo ishte e pamundur për të marrë pjesë në ceremoni.

Aneta ishte e martuar me skulptorin e njohur Kristaq Rama dhe kishin së bashku dy fëmijë, Edin (Edvin) dhe Olsin.

Artikulli i mëparshëm‘I theu hundët komplotit botëror’/ Analiza: Suedia mposhti me sukses pandeminë dhe shkëlqeu në ekonomi
Artikulli i radhësNike, Victoria Secret, Starbucks goditen nga pandemia! Markat e njohura botërore shpallin falimentimin