Adalberto Peñaranda, futbollisti i Watford, mund të mos jetë i famshëm për gjërat që bën në fushë, pavarësisht se me fanellën e andaluzianëve të Granada arriti ti rrëmbejë një rekord Messit, duke u bërë futbollisti më i ri që shënoi një dygolësh në Liga (kundër Levante në moshën 18 vjeç e 195 ditë). Por këtë herë venezuelani ka bërë xhiron e botës me videon krah femrave gjysëm të zhveshura të postuar në rrjetet sociale.
Në fakt sa herë që bëhet fjalë për të krijuar rrëmujë Peñaranda ka qenë gjithnjë i gatshëm, por tani e ka tepruar vërtetë. Mundo Deportivo tregon se lojtari ka organizuar një festë private e ka postuar një video, që mund ta shihnin vetëm “miqtë e tij më të mirë”, ku dukeshin shumë femra gjysëm të zhveshura, një nga të cilat provon të bëj ‘twerking’ mbi lojtarin.
Një video që natyrisht është bërë virale në Venezuelë, vend që është goditur nga koronavirus në këto kohë, e që i ka shkaktuar Peñaranda edhe shumë kritika. Ka nga ata që kanë dashur ta mbrojnë, duke kujtuar se në jetën e tij jashtë fushës lojtari mund të bëjë ctë dojë.