Një aksident i rëndë u shënua në orët e pasdites në Tiranë. Një 14-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një makinë. Ai ishte me biçikletë kur u përplas nga një mjet.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.08.2020, rreth orës 17:00, në Farkë, mjeti me drejtues shtetasin I.Z., ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale A. L, 14 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit Nr.1, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.