Për shumë njerëz, një çantë e bukur mund të jetë aq joshëse sa duhet blerë patjetër, pavarësisht çmimit.
Kështu që ky model i fundit do të jetë një tundim për shumë prej tyre.
Çanta Himalat Birkin është e veshur me aksesorë ari të bardhë dhe diamanti.
Çmimi i këtij modeli luksi është £230,000, duke vënë kështu një rekord të ri botëror.
Ajo është krijuar nga shtëpia franceze e modës Hermes dhe besohet të jetë çanta më e dëshiruar në botë për koleksionuesit.