Bonot e thesarit dominojnë tregun e titujve – Investitorët individualë kryejnë 98 për qind të transaksioneve

0

Rreth 90 për qind e numrit të të gjitha transaksioneve të tregut të titujve të Qeverisë në gjysmën e parë të vitit janë transkasione të kryera në bono thesari. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka publikuar të dhënat e zhvillimit të tregut të titujve të qeverisë për periudhën Janar-Qershor 2020, ku vihet re se është dominuar në masën 67.1% nga transaksione në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe 32.9% nga transaksionet në instrumente afatgjatë (obligacione).

Konkretisht  të dhënat statistikore të tregut të titujve të Qeverisë për gjysmën e vitit,  flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim”, përkatësisht me 46.02% dhe 38.43% kundrejt vëllimit të përgjithshëm. Pjesëmarrja në tregun e titujve të Qeverisë, për periudhën janar-qershor 2020 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 98.54% të të gjitha transaksioneve në këtë treg. Transaksioni i llojit B “Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar”, ka pasur një ulje prej 1,821 milionë lekë ose 50.97% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Ndërsa, transaksioni i llojit C “Blerje para afatit të maturimit” ka pasur një rritje prej 78 milionë lekë ose 5.99%, ndërkohë pati një ulje në numrin e transaksioneve në masën 37.38%, krahasuar me periudhën janar-qershor 2019. Në totalin e transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku, vihet re një ulje në vlerë absolute me rreth 1,743 milionë lekë, krahasuar me periudhën janar-qershor 2019.

Artikulli i mëparshëmSTUDIMI: Plasma e të mbijetuarve ul me 57% vdekshmërinë e të prekurve nga Covid-19
Artikulli i radhës