Futbollisti i Romës, Nikolo Zaniolo po tërheq vëmendjen e shumë skuadrave. Italiani cilësohet si një ndër talentet më premtues dhe shumë ekipe të mëdha e duan në organikën e tyre.
Një ndër këto skuadra e interesuar për Zaniolon është edhe Juventusi. Bardhezinjtë e pëlqejnë shumë lojtarin e Romës dhe po provojnë ta transferojnë në Torino. Kampionët e Italisë raportohet se po mendojnë të ofrojnë dy lojtarë në këmbim të Zaniolos. Dy të sakrifikuarit e Juventusit janë, Federiko Bernadeski dhe mbrojtësi Romero. I pari ka zhgënjyer me paraqitjet e tij, ndërsa i dyti është në huazim tek Xhenoa.
Roma e vlerëson Zaniolon 60 milionë euro dhe ndoshta vetëm dy fubollistët mund të mos mjaftojnë me Juventusin që mund të japë edhe një shumë parash përveç dy lojtarëve.