Frikërat se përdorimi i telefonit natën mund të rrisë rrezikun e kancerit të zorrëve janë shtuar, pasi një studim gjeti një lidhje mes sëmundjes vrasëse dhe dritës blu të emetuar nga pajisjet.
Drita blu është një pjesë e spektrit të dukshëm të dritës që emetohet nga dritat LED, si ato në rrugë apo në telefona.
Kërkues në Institutin e Barcelonës për Shëndetin Global studiuan 1983 njerëz që jetojn në Barcelona dhe Madrid, 661 prej të cilëve vuaninnga ky lloj kanceri.
Imazhe satelitore nga ISS u përdorën për të studiuar nivelin e ekspozimit me dritë blu.
Ata që jetonin në zona me ekspozim më të lartë të dritës kishin një mundësi 60% më të lartë të zhvillonin kancer zorre.
E njëjta dritë emetohet edhe nga telefonat dhe natën, kur ky rrezatim është i vetmi që marrim, është shumë i dëmshëm, tregon studimi.