Policia e Lleshit ndalon veteranin e UÇK-së, pas fletë-arrestit nga Serbia

0

Policia e Shqipërisë ka ndaluar veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Murtez Kastratin, nga Lipjani.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Gucati.

Gucati tha ndalimi i Kastratit është bërë për shkak të një fletarresti nga Interpoli, pasi që shteti Serb ka dërguar emrin e tij dhe shume ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Njoftimi i plotë:

Veterani i UÇK-së Murtez Kastrati nga Lipjani sot është ndaluar nga policia e Shqipërisë pasi që shteti Serb ka dërguar emrin e tij dhe shume ish pjesëtarëve të UÇK-së në Interpol, nga burimet që kemi marrë Serbia këto ditë ka bërë një listë të re me emra të ish pjesëtarëve të UÇK-së, ju bëjmë apel bashkëluftëtarëve që këto ditë mos të lëvizin dhe të mos dalin në shtetet tjera, Shteti i Shqipërisë duhet sa me parë ta liroje Murtez Kastratin dhe të mos i marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar në Interpol nga Serbia, deri sa do të vazhdojnë kështu duke u maltretuar në këtë formë njerëzit që dhanë çdo gjë që ne sot ta kemi shtetin, veteranët ende nuk janë në gjendje të lëvizin të lirë, Qeveria e Kosovës sa me parë duhet të marrë masa në këtë drejtim dhe të mos kemi më raste të tilla! shkruan KlanKosova.

Por, zëdhënësi i policisë së Shtetit, Gent Mullai i kontaktuar nga “Panorama Online” thotë se lajmi nuk është i vërtetë, duke mohuar kështu pretendimet shoqatës së veteranëve të Kosovës, sipas të cilave, Veterani i UÇK-së Murtez Kastrati nga Lipjani ishte ndaluar në Shqipëri.

Artikulli i mëparshëmKrimineli i shpëton burgut, ishte shumë i shëndoshë
Artikulli i radhësEMRI/ I riu shqiptar zhduket pa gjurmë, ja apeli që bën policia