Tiago Alkantara flitet prej kohësh se do të largohet nga Bajern Mynihu. Mesfushori nuk ka rinovuar me kampionët e Gjermanisë pasi kërkon një aventurë tjetër.
Për spanjollin interes të madh ka shprehur Liverpuli, me trajnerin Klop që e shikon si një afrim cilësor në mesfushë. Por në skenë së fundmi për Tiagon ka dalë edhe PSG. Sipas “Le10Sport” kampionët e Francës po përgatisin një ofertë prej 30 milionë eurosh për mesfushorin e Bajern Mynihut.
Kjo shumë është pikërisht edhe çmimi që bavarezët i kanë vendosur Tiagos.