Si të mburreni pa lënë shije të hidhur – Faktor i rëndësishëm që ndihmon në karriere, këshilla nga eksperte

0

Mburrja është pjesë e punës suaj. Të jesh i prekshëm, të gjesh fjalët e duhura, të ndihesh mirë me veten dhe të krijosh vetëbesim – të gjitha këto janë pjesë të mëdha të punës tënde.

Mburrja ju jep fuqinë për të pasur nën kontrollin narracionin tuaj. Sigurisht, nuk mund të kontrollosh audiencën, redaktorët dhe kritikët, por është shumë më e lehtë të krijosh bisedë sesa ta ndryshosh atë. Mburrja ju ndihmon të krijoni bisedën tuaj, rreth vetes, punës tuaj dhe qëllimeve tuaja.

Në të kundërt, mos-mburrja mund të dëmtojë karrierën tënde. Lajmi i mirë është se ka disa mënyra se si mund të mburreni më mirë, pa lënë shije të hidhura.

‘Fjalët e superfuqisë’ janë ato që informojnë mënyrën se si ju e shihni veten tuaj. Ato ju ndihmojnë të ndiheni mirë dhe të përshkruani mburrjen tuaj. Shembuj të këtyre fjalëve janë; “imagjinativ”, “kreativ” apo “punëtor”.  ‘Fjalët e superfuqisë’ janë një bazë fillestare për konsistencën, e cila është një nga çelësat e suksesit.

Biografia juaj është një mënyrë thelbësore për të prezantuar veten dhe është një vend klasik ku mund të mburreni. Është thelbësore që të shkruani bio të njëtrajtshme, të shkurtra dhe përmbledhëse Një biografi e mirë mund t’ju ndihmojë të punësoheni, të fitoni shikueshmëri dhe të fitoni respekt serioz.

Si çdo aftësi tjetër, mburrja është një praktikë që duhet bërë në mënyrë të vazhdueshme për të qenë krenarë për punën tuaj dhe për ta ndarë atë me të tjerët. Është një mënyrë e mirë si mund të arrini sukses në karrierën tuaj.

Artikulli i mëparshëm9 ‘fakte shkencore’ që u ka mësuar shkolla por tani nuk janë më të vlefshme
Artikulli i radhësKeni ndërmend të fluturoni gjatë pandemisë? Si të udhëtoni sa më të sigurt nga koronavirusi?