Rrahjet, poshtërimet e vazhdueshme, kërcënimet, dhuna fizike dhe seksuale.
Këto ishin vetëm disa nga ngacmimet që Krestina, Angelina dhe Maria ishin të detyruara ti nënshtroheshin për vite me radhë nga babi i tyre Mikhail Khachaturyan.
Por tre motrat kishin vendosur t’i jepnin fund asaj serie të pafundme abuzimesh duke e qëlluar me thikë në kraharor dhe në qafë plagë që sollën dhe vdekjen e tij.
Trupi i tij u gjet më vonë në një shkallë në një ndërtese të Moskës dhe tre motrat u arrestuan pasi rrëfyen krimin.
Pasi një hetimi të gjatë dhe të ndërlikuar gjykimi i tyre ka filluar sot.
Dy motrat më të mëdha Krestina 19 vjeç dhe Angelina 18 vjeç do të gjykohen së bashku ndërsa Maria e cila ishte e mitur kur ndodhi krimin do të gjykohet veçmas.
Tre motrat do të përballen me akuzën e vrasjes dhe mund të dënohen me 20 vite burg.
Nata kur motrat morën vendimin:
Disa orë para vdekjes ai ishte kthyer nga një klinikë psikiatrike rreshtoi tre vajzat e tij dhe për ti ndëshkuar që e kishin lënë apartamentin rrëmujë i spërkati me spray piperi, Krestina vajza e madhe që vuante dhe nga azma i ra të fikët.
Pas disa orësh ata vendosën të vrisnin babanë e tyre .
E sulmuan në fillim me një çekiç, një thikë dhe me spray që i kishte spërkatur më parë.
Sipas njërit prej avokatëve të motrave ato u përpoqën ti shkaktonin lëndime vetes për ta bërë të duket se ishte babi ai i cili kishte filluar sulmin kur ndërkohë kur ndodhi sulmi ai po flinte.
Ekpsertet e dhunës në familje thonë se në mungesë të mekanizmave mbrojtës të duhur brenda zbatimit të ligjit dhe sistemit gjyqësor zgjidhja e vetme e tyre ishte të mbroheshin ose të vdisnin në duart e babait të tyre.
Në bisedat e marra nga telefoni i babait të vajzave Mikhail Khachaturyan duket se ka kërcënuar se do t’i vriste ata dhe abuzonte me ta dhe nënën e tyre.