Me rritjen e temperaturave, më shumë se 30 gradë, shumë njerëz ka të ngjarë të kalojnë më shumë kohë në diell.
Sidoqoftë, mes piknikëve dhe ditëve të plazhit përhapja e vazhdueshme e koronavirusit mbetet shqetësim. Ka disa që besojnë se temperaturat e ngrohta mund të zvogëlojnë rrezikun e përhapjes së koronavirusit, duke marrë parasysh se gripi sezonal zakonisht shfaqet më së shumti në muajt e dimrit. Për më tepër, disa raporte gjatë fazave të hershme të pandemisë thanë që klima e ngrohtë do të ketëmë pak raste.
Sidoqoftë, pandemitë e mëparshme siç është gripi Spanjoll i vitit 1918, që arriti kulmin gjatë muajve të verës tregojnë gjë tjetër.
Pra, temperaturat e ngrohta kanë një ndikim të rëndësishëm në transmetimin e koronavirusit?
Në faqen e internetit të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), renditen një seri mitet në lidhje me koronavirusin për të cilat organizats i ka konsideruar të rëndësishme që publiku të ndërgjegjësohet.
Midis listës përfshin nocionin se ekspozimi i vetes në diell ose temperaturat më të larta se 25C parandalon përhapjen e Covid-19 – një ide që OBSH e ka hedhur poshtë tashmë.
“Ju mund të prekeni nga Covid-19, pa marrë parasysh sa moti është me diell apo i nxehtë, “thotë organizata, duke shtuar se vendet me klimë të nxehtë” kanë raportuar shumë raste të Covid-19.
Në një dokument të veçantë, i cili ka gjurmuar thashethemet që qarkullojnë rreth virusit, OBSH deklaron se bazuar në provat aktuale të disponueshme, “virusi Covid-19 mund të transmetohet në të gjitha zonat, përfshirë zonat me mot të nxehtë dhe të lagësht”.
“Pavarësisht nga klima, miratoni masa mbrojtëse nëse jetoni ose udhëtoni në një zonë që është e prekur nga Covid-19,” këshillon organizata, duke shtuar se njerëzit duhet të lajnë duart shpesh për t’u mbrojtur nga virusi.
Megjithatë, disa studime kanë treguar që Covid-19 mund të shfaqet dhe në verë dhe në dimër.
Në fillim të këtij viti, studiuesit në universitetin “College” në Londër kryen një studim të koronaviruseve të zakonshëm, duke analizuar të dhënat historike. Studiuesit zbuluan se shkalla më e lartë e rasteve ka ndodhur në shkurt.
“Gjetjet tona mbështesin idenë se mund të shohim nivele të vazhdueshme por më të ulta të transmetimit të koronavirusit gjatë verës,” tha autori kryesor Rob Aldridge.
Një studim i kryer një dekadë më parë nga Qendra për Sëmundje Infektive në Universitetin e Edinburgh arriti në përfundimin se tre koronaviruse treguan “sezonalitet të shënuar të dimrit”, duke shkaktuar infeksione kryesisht midis dhjetorit dhe prillit, në mënyrë të ngjashme me gripin.
Një studim tjetër i publikuar në Mars 2020 nga ndërmarrja e epidemiologjisë Ausvet Europe deklaroi se provat paraprake kanë treguar se “temperaturat më të larta shoqërohen me incidencë më të ulët të Covid-19”, për rastet e raportuara deri në 29 shkurt në të gjithë globin.
Më 6 maj 2020, një tjetër studim shkencor i botuar në revistën mjekësore “The Lancet” nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londëe e cila hulumtoi “rolin e klimës në strategjitë e zbutjes së virulencës së Covid-19”.
Studimi tregonte se ndërsa moti i ngrohtë “mund të zvogëlojë paksa transmetimin” e koronavirusit, “asnjë provë nuk ka treguar që kushtet e ngrohta do të zvogëlojnë efektivitetin e transmetimit SARS-CoV-2 në një masë që disa ndërhyrje shtesë janë të pa nevojshme për të frenuar përhapjen e saj”.
“Aktualisht, politikë-bërësit duhet të përqëndrohen në uljen e kontaktit fizik brenda komuniteteve dhe çdo parashikim i rrezikut Covid-19 bazuar në informacionin mbi klimën vetëm duhet të interpretohet me kujdes,” thuhej më tej në studim.
Pse gripi rritet në dimër?
Ndërsa kuptohet që sezoni i gripit arrin kulmin në dimër, ekzistojnë disa hipoteza pse mund të ndodh kjo.
Një nga arsyet është se kur temperatura është më e ftohtë, njerëzit kanë më shumë të ngjarë të marrin transportin publik dhe kështu kanë një shans më të madh për të pasur kontakt të ngushtë me njerëzit e tjerë.
Një tjetër është se mungesa e vitaminës D nga ulja e ekspozimit ndaj rrezeve të diellit mund të ndikojë në sistemin tonë imunitar.
Në vitin 2008, hulumtimet e bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit të Fëmijëve dhe Zhvillimit Njerëzor në Britani treguan se virusi i gripit ka një shtresë, e cila bëhet një guaskë e ngurtësuar në dimër.
Kur virusi hyn në traktin respirator, kjo shtresë shkrihet. Sidoqoftë, gjatë verës, veshja shkrihet përpara se të hynte në traktin respirator, gjë që mund të tregojë pse ka më pak të ngjarë të përhapet.
Në motin më të ngrohtë, ka të ngjarë që një numër i rritur i njerëzve të kalojnë kohën jashtë, ndërsa respektojnë më shumë distancën sociale sepse kanë vapë.
Sido që të jetë, OBSH thekson që Covid-19 mund të përhapet ende në temperatura të ngrohta, kështu që udhëzimet për distancimin shoqëror dhe masat higjienike duhet të praktikohen me rreptësi.