Bradley Cooper në një lidhje me Jennifer Garner

0

Aktorët Jennifer Garner dhe Bradley Cooper kanë arritur të ruajnë një miqësi të ngushtë që nga seriali televiziv Alias midis viteve 2001 deri 2006.

Por, së fundmi mediat kanë aluduar se midis dyshes mund të ketë dicka më shumë. Jennifere cila raportohet se është ndarë me të dashurin e saj CEO John Miller, është fotografuar me Bradley-n,  në Malibu California,duke qëndruar në plazh me vajzën e tij trevjeçare Lea De Seine nga marëdhënia me supermodelen Irina Shayk.Ata janë të dy beqarë aktualisht dhe kjo ka bërë të lindin akoma më shumë dyshime . Jennifer ka vetëm pak kohë që i ka dhënë fund marrëdhënies me ish-in John, i cili themeloi kompaninë e teknologjisë Cali Group në 2011.Ndërkohë, Bradley nuk ka qenë i lidhur seriozisht me askënd që nga ndarja e tij nga Irina vitin e kaluar.

Artikulli i mëparshëmAksident në Memaliaj-Krahës, makina përplas për vdekje këmbësorin 23-vjeç
Artikulli i radhësPrag kolapsi?! 50 infermierë të rinj zbarkojnë te spitali Covid 2