Edhe e shtuna do të jetë e pafavorshme për pushuesit e qyteteve bregdetare në vend. Sinoptikanët thonë se moti do të rezervojë orë me diell të dielën, ndërsa nesër priten reshje shiu dhe vranësira.
Ja njoftimi nga meteorologët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak:
Sa i përket ditës së Shtunë vendi pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Edhe pse dita nis me kthjellime e vranësira kalimtare me kalimin e orëve ato bëhen të dendura në pjesën më të madhe të territorit.
Reshjet e shiut bëhen prezente fillimisht në zonën e juglindjes dhe prej orëve të mesditës shtrihen në pjesën më të madhe të vendit (përjashtuar zona e veriperëndimit).
Reshjet do të jenë të herëpashershme në formën e shtrëngatave, ndërsa në relievet kodrinore, malore edhe në formën e stuhive apo rrebesheve afatshkurtër.