Kriza e biznesit të vogël/ Meta: Të shmangim katastrofën

0

Presidenti Ilir Meta reagoi në lidhje me situatën e vështirë që po kalon biznesi i vogël në vend.

Duke publikuar një reportazh që tregon se biznesi i vogël po falimenton, Meta shkruan se duhet shmangur katastrofa.

“Mbyllja e mijëra qepenave të biznesit të vogël në mbarë vendin, është vitrina më e dhimbshme e pasojave tepër serioze dhe të prekshme në ekonominë kombëtare të efekteve negative të pandemisë COVID-19.

Të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël, përmes një strategjie konkrete dhe efikase, për të shmangur humbjen e dhjetëra mijëra vende pune, katastrofat në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe frenuar rritjen e mëtejshme të nivelit të papranueshëm të varfërisë,” shkruan Meta.

Biznesi është në një situatë të vështirë që nuk e ka përjetuar në dekada. Megjithatë qeveria ka ikur në drejtim të paditur.

Artikulli i mëparshëm‘Pagat elektorale’ të Ramës dhe një truk me rrogën e presidentit që nuk është rritur prej 3 vitesh
Artikulli i radhësVrasjet makabre në gusht/ Arjana Rreli shpjegon ndikimin e temperaturave të larta te personat me probleme mendore