Mjeku urolog, Artan Koni ka bërë denoncimin e radhës për keqmenaxhimin e situatës së COVID-19 nga autoritetet. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Koni shprehet, se nuk bëhet gjurmimi dhe testimi për familjarët e rasteve pozitive.
Më tej ai ka shtuar ,se spitalet nuk kanë burime njerëzore dhe për këtë arsye nuk po hapen COVID3 dhe COVID4. Koni ka bërë edhe 4 sugjerime, për menaxhimin e situtaës.
“Spitalet COVID nuk kane gjene me te rendesishme: burimet njerezore. Cdo dite e me shume po kuptojme me sa pak personel perpiqen te funksionojne keto spitale. Kemi mjeke e infermiere te sfilitur te cilet punojne si gladiatore per te perballuar pavionet plot.
Llogjikisht, spitalet 3 dhe 4 te cilat u lancuan me aq buje e krenari nga ministria, nuk futen ne pune pikerisht per kete arsye: mungesa e burimeve njerezore. Nese nuk do kete masa inkurajuese e lehtesuese per punen e personelit mjekesor, patjeter qe mungesa e tyre do vije duke u rritur. Nuk ka problem qe nuk zgjidhet, mjafton vullneti politik. Gjendja do menaxhohet shume me mire nese:
1- do rriten fondet per menaxhimin e pandemise, sepse pa para nuk shton dot as teste e as bazen materiale te nevojshme. Ka shume koncesione jo te domosdoshme te cilet mund te anullohen. Nese nuk eshte primare shendeti publik, cfare eshte, perfitimi i atyre qe kur semuren vete ikin me charter?
2- do rritet numri i shtreterve dhe personeli ne dispozicion. Per kete do duheshin perseri para, jo vetem per te plotesuar bazen materiale, por edhe per t’ia bere me te lehte personelit mjekesor barren e kesaj pandemie.
3- do aktivizohen mjeket e familjes. Aktivizim nuk do te thote qe ata thjesht te vizitojne, por te ndjekin pacientet e nje zone te caktuar duke vendosur kujt duhet t’i behet tamponi, cili pacient ka nevoje per t’u shtruar ne spital, etj etj. Patjeter qe mjeket e familjes do kerkonin shume me shume teste ne rang republike, teste te cilat do bliheshin me leket e koncesioneve…por nje zone e vogel diku ndiqet me mire nga mjeku lokal, se sa nga zyrtaret e ISHP-se ne Tirane.
4- te futen spitalet rajonale ne funksion te ketyre pacienteve, duke krijuar nje departament te vecante per ta. Perderisa ne spitalet COVID 1 dhe 2 nuk po i japin pacienteve mjekime specifike per kete semundje, nuk ka arsye perse keto mjekime nuk mund te jepkan neper spitale rajonale.
Nuk ka problem qe nuk zgjidhet, mjafton vullneti politik !!