‘Pagat elektorale’ të Ramës dhe një truk me rrogën e presidentit që nuk është rritur prej 3 vitesh

0
Borxhi publik 9 miliardë euro, Ministria e Financave kërkon ...

Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe; plani i Edi Ramës për të marrë me çdo kusht një mandate të tretë është më i gjerë se ndryshimet kushtetuese, revizionimi i reformës administrative, përdorimi i OFL për shantazh ndaj krimit etj.

Pavarësisht se rritja e pagave të administratës në prag zgjedhjesh ishte një nga pikat më të diskutuara në, Këshillin Politik, ku edhe në marrëveshje u vendos që ato të mos rriten së bashku me pensionet 4 muaj përpara zgjedhjeve, kryeministri po përdor një truk me rrogën e presidentit.

Kështu siç raporton, Monitor, Departamenti i Administratës Publike (DAP) pret të finalizojë këtë vit reformën në e pagave të cilat, do të rriten në bazë të disa kritereve të reja, që kanë të bëjnë me rezultatet në punë, trajnimet etj.

Reforma përmban dy nën rregullime sa i takon strukturës së re të pagave në administratën publike. Së pari zbatimin e strukturës së re të pagave sipas legjislacionit të shërbimit civil dhe së dyti vendosjen e standardeve që do të shërbejnë si udhërrëfyes për përcaktimin e pagave për të gjithë  administratën publike, duke mbajtur në konsideratë parimin “pagë e njëjtë për punë të njëjtë” si dhe shpërblimin e drejtë për përgjegjësinë dhe impaktin që jep puna e gjithë-secilit në realizimin e funksioneve dhe detyrave të institucionit.
Pas këtij parashtrimi DAP njofton se, dokumenti i reformës së pagave pritet të finalizohet gjatë vitit 2020 dhe më pas DAP-i në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë do të fillojë llogaritjen e implikimeve të buxhetit për këtë reformë pagash, me qëllim zbatimin e plotë të saj.

Organizimi i ri sistemit të pagave në shërbimin civil, do të bazohet në vlerësimin e vendit të punës, të arritjeve vjetore të nëpunësve civilë dhe rezultateve në trajnimet e detyrueshme.

Por për të arritur këtë, po përdorin një truk duke shfrytëzuar hapësirat në ligj.

Indikatori që paraqet raportin e pagës maksimale në administratën publike me atë minimale, është paga e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Paga e presidentit, e cila sipas ligjit duhet të jetë 22 herë më e lartë se ajo minimale, faktikisht nuk ka ndryshuar që nga viti 2017. Ndaj për të bërë rritjen masive të `pagave elektorale` të administratës, do të rritet ajo e presidentit dhe pas kësaj rritet në mënyrë automatike edhe paga minimale në administratë.

Artikulli i mëparshëmUlet popullsia/ Dibra humbet një deputet, si lëviz mandati
Artikulli i radhësKriza e biznesit të vogël/ Meta: Të shmangim katastrofën