Po bënin garë me motora/ Si ndodhi aksidenti me një të vdekur në Peqin

0
Po bënin garë me motora/ Si ndodhi aksidenti me një të vdekur në Peqin

Janë zbardhur të tjera detaje nga aksidenti i rëndë I ndodhur në aksin rrugor Karinë-Peqin, ku si pasojë e përplasjes së dy motorave, humbi jetën shtetasi 40 vjeçar Shefit Shabani si edhe u plagos rëndë drejtuesi 52 vjeçar, Y.I.

Sipas dinamikës së ngjarjes, të dy drejtuesit kanë qenë duke bërë garë me njëri-tjetrin kur ka ndodhur përplasja fatale.

Njoftimi:

Peqin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Karinë-Peqin, shtetasi Sh.Sh., rreth 40 vjeç, banues në Peqin,  duke drejtuar motoçikletën është përplasur me një motoçikletë tjetër me drejtues shtetasin Y.I., rreth 52 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në spitalin e Peqinit shtetasi Sh.Sh. drejtuesi i motoçikletës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Artikulli i mëparshëmKate Middleton e vë për herë të parë maskë në publik
Artikulli i radhësMeta publikon pamjet tronditëse: Koha që shqiptarët të marrin në zotërim vendin dhe fatet e tyre!