Huawei tejkalon Samsungun me shitje të smartfonëve

0

Gjiganti i telekomunikimeve në Kinë, Huawei, e kapërceu kompaninë jug-koreane të teknologjisë, Samsung, duke u bërë shitësi më i madh i smartfonëve në botë, në tremujorin e dytë të vitit.

Kompania e kërkimeve Canalys tha se Huawei, i cili përballet me sanksione nga Shtetet e Bashkuara, ka shitur 55.8 milionë pajisje, duke e tejkaluar për herë të parë Samsungun, i cili ka shitur 53.7 milionë.

Ky është tremujori i parë në nëntë vjet që një kompani tjetër përveç Samsungut ose gjigantit amerikan, Apple, udhëheq tregun, tha Canalys.

Huawei është pjesë e mosmarrëveshjeve gjeopolitike midis Pekinit dhe Uashingtonit dhe sanksionet e SHBA-së e kanë “ngufatur” biznesin e tij jashtë territorit të Kinës, por ai ka mbizotëruar tregun e brendshëm, tha Canalys.

Uashingtoni pretendon se firma paraqet kërcënim të konsiderueshëm për sigurinë në internet dhe e ka ndaluar atë në tregun amerikan, ndërsa udhëheq një fushatë për ta izoluar edhe globalisht.

Huawei është po ashtu prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të rrjeteve të telekomunikacionit.

Më shumë se 70 për qind e smartfonëve Huasei shiten tani brenda Kinës, ku Samsung ka një pjesë shumë të vogël të tregut, tha Canalys.

Dërgesat jashtë shtetit, megjithatë, kanë rënë për gati një të tretën në tremujorin e dytë.

Artikulli i mëparshëmKur dashuria nuk njeh moshë! Të rinjtë që u martuan me të moshuar
Artikulli i radhësPara apo pas ngrënies? Ja kur është koha e duhur për të pirë ujë