Kjo që shihni në ekran është një makinë e modelit Lotus.
Kadri Manaj, së bashku me shokun e tij të ngushtë Oltin, nisën ta ndërtonin kur ishin vetëm 15 vjeç. Adoleshenca e tyre kaloi në garazhdin e një makinë në Plyk të Fierit. Lotusi shqiptar përfundoi pas 13 vitesh.
Makina e vogël ngjyrë portokalli të kthen pas në kohë të kujton automjetet e viteve 50-60, fatkeqësisht nuk mund të shëtisë Shqipërisë edhe pse është në gjendje të mirë motorike. Kadriu thotë se nuk ka asnjë hapësirë ligjorë që ta regjistrojë makinën e tij.
Nëse lotusi shqiptar do të mund të ecte në rrugë, Kadriu dhe Olti tashmë do të ishin duke prodhuar makinë të tjera që do të mbanin markën Made in Albania. Mungesa e një ligji duket se ndërpreu ëndrrën e të rinjve.
Në këtë makinë pjesët motorike janë marrë nga makina të markave të ndryshme. Nëse makina e vogël portokalli do të kishte mundësi të ectë në rrugë, në gjë është e sigurt të gjithë do të kthenin kokën ta shikonin atë.