Romantik dhe i sigurt, Turqia propozon restorantin perfekt mes pandemisë

0
RESTORANTI TURQI frame 245 1100x620

 NGJARJE NË ZHVILLIM: PANDEMIA E KORONAVIRUSIT

Nëse do të darkosh në një vend romantik, me pamje mbresëlënëse, por njëkohësisht i mbrojtur nga Covid-19, atëherë ky është vendi perfekt.

Turqia ka zgjedhur një qasje unike ndaj distancimit social duke instaluar kube transperente për t’iu ofruar siguri klientëve në mesin e pandemisë së koronavirusit.

Me pamje nga Briri i Artë në Rripin e Bosforit, restoranti ka ngritur tenda distancuese polikarbonati për të veçuar klientët, por edhe për të krijuar një atmosferë romantike.

Secila kube ka nga një dritare të posaçme, e cila mund të hapet për të lejuar qarkullimin e ajrit. Kamarierëve u ndalohet të hyjnë brenda, përveçse në rastin kur klientët shtypin butonin e instaluar në tryezë. 

Pronari i restorantit thotë se pas shpërthimit të pandemisë, biznesi i tij u mbyll për më shumë se 3 muaj. Kjo periudhë u shfrytëzua për punimet rinovuese. 

Artikulli i mëparshëm“Gjeli këndon shumë herët”, gjobitet 166 euro pronari
Artikulli i radhësMjekja plas bombën: “Janë mbi 200 të shtruar tek spitali Covid 2”