Igli Tare po i kalon ditët e pushimeve në Dhërmi. Edhe këtë vit nuk ka hequr dorë nga tradita, teksa ato pak ditë relaksi që Lacio dhe puna e ngarkuar ia lejojnë, po i kalon në vendlindje.
Vlonjati është fotografuar nga paparaci i “Panorama Sport”, teksa krejt i vetmuar në shezlong po shijon pamjen nga deti.
Ndërkohë, gjatë këtyre orëve ai ka mbyllur një marrëveshje parprake me Silvën e Sitit dhe po përpiqet të veshë me fanellën e Lacios edhe Marash Kumbullën me Vedat Muriqin. I duhet të mposhtë konkurrencën e klubeve të mëdha, por deri tani ia ka dalë që të surprizojë me goditje të mëdha./panorama sport