Në perlën e jugut, Butrint! Parku Kombëtar nuk braktiset nga turistët në kohë pandemie

0
Butrint National Park - Wikipedia

Historia mijëra vjeçare, arkitektura, natyra plotë gjelbërim, liqeni, mahnisin të huajt, ashtu si ky turist nga Turqia.

“Më pëlqen çdo gjë këtu, natyra deti, vajzat shqiptare. Jam shumë i kënaqur do të kthehen sërish vitin tjetër”, shprehet ai.

Këtë e pohon edhe Drejtori i Parkut  Kombëtar të Butrinit Erlind Sulo se në një ditë vijnë 200-300 turist shqiptar e të huaj.

Artizanët tregojnë se ishin turistët dhe emigrantët ata që blinin punimet e tyre, këtë vit ata mungojnë.

Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarë dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit.

Ai është ngritur në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit. Ka një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, duke u lagur nga të dyja anët nga liqeni i Butrintit, gjysmë i kripur dhe gjysmë i ëmbël.

Butrinti fitoi statusin Park Kombëtar ne vitin 1948 dhe u përfshi me pas ne pasuritë botërore, te mbrojtura nga UNESCO.

Artikulli i mëparshëmFOTO/ Pranë djalit dhe bashkëshortes, Rama kthehet në fshatin e të ëmës i veshur me të zeza
Artikulli i radhësFOTO/ Vdes muezini i “Aya Sofya-s”, mediat greke “gjejnë” shkakun