Boom rastesh të reja me Covid në Finlandë, Maqedonia ia hedh fajin Kosovës: Janë të tyret, te ne kalojnë tranzit

0

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se ka kërkuar nga autoritetet në Finlandë të dhëna shtesë pasi të shtunën, nga gjithsej 157 udhëtarë që po udhëtonin nga Maqedonia e Veriut, 24 rezultuan pozitiv me Covid-19.

“Bëhet fjalë për udhëtarë, kryesisht mërgimtarë, të cilët vijnë në Maqedoninë e Veriut, ose tranzitojnë në vendin tonë për arsye të ndryshme, dhe pastaj kthehen në punë në Evropën Perëndimore, për të cilat vende me leje pune ose shtetësi nuk vlejnë masat restriktive për hyrje në vend”, thonë nga MSH.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë shumica prej pasagjerëve kanë udhëtuar me pasaportë të Kosovës dhe Suedisë.

“Sipas të dhënave të siguruara për fluturimin përkatës shumica prej pasagjerëve kanë udhëtuar me pasaportë kosovare, respektivisht 95 pasagjerë. Me pasaportë finlandeze kanë udhëtuar 60 pasagjerë, kurse pasagjerët tjerë kanë udhëtuar me pasaportë maqedonase, shqiptare, bullgare, estoneze dhe suedeze”, thuhet në njoftimin e MSH-së së Maqedonisë së Veriut.

Artikulli i mëparshëmCOVID-19/ MSH informon për situatën: 5 pacientë humbën jetën në 24 orët e fundit, 140 raste të reja
Artikulli i radhësTë shtëna me armë në Lungomaren e Vlorës, çfarë ka ndodhur?