Aksidenti i rëndë i ndodhur mesditën e sotme në rrugën Kukës-Morinë, i ka marrë jetën edhe personit të dytë që ndodhej në automjetin që u aksidentua.
Ai është Klinsman Uka, 27 vjeç, me banim në Kukës.
Ky i fundit ndërroi jetë në spitalin e Traumës, pasi u transportua me helikopter në gjendje të rëndë për jetën.
Më herët ndërroi jetë në këtë aksident edhe shtetasi Shpëtim Mani, i cili vdiq në vendin e ngjarjes.
Aksidenti ku u përfshin dy viktimat, ndodhi pasi mjeti me të cilin ata udhëtonin u përplas dhunshëm duke dalë nga rruga.
Ndërkohë që nga ky aksident ka shpëtuar drejtuesi i automjetit që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.