Presidenti filipinas: Besoj tek vaksina ruse, do ta provoj i pari

0

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte është ofruar të bëhet personi  i parë që i nënshtrohet vaksinës ruse kundër koronavirusit.

“Besoj në vaksinën  e prodhuar prej tyre dhe mendoj se ajo do të jetë shumë e mirë për njerëzimin”, tha presidenti Duterte.  Rusia ka pranuar të bashkëpunojë me Filipinet për eksperimentet, furnizimin apo prodhimin e vaksinës.

Filipinet janë mes vendeve me numrin më të lartë infektimeve me COVID-19 në Azi, por zyra e presidentit Duterte sqaroi të martën se vaksina ruse do t’i nënshtrohet fillimisht kontrollit nga administrata a ushqimeve dhe ilaçeve në vend.

Artikulli i mëparshëmDonald Trump: Marrëdhëniet me presidentin kinez janë keqësuar, në fillim më pëlqente por tani s’i flas më
Artikulli i radhësShkencëtarët, skeptikë nëse duhet t’i besohet vaksinës së zhvilluar nga Rusia