PROFIL: “Fëmija i Çernobilit”, gruaja që sfidoi Lukashenkon e tmerrshëm

0
This image has an empty alt attribute; its file name is Svetlana-Tikhanovskaya-2.jpg

Svetlana Tikhanovskaya, gruaja që është katapultuar në politikën e Bjellorusisë për të rivalizuar burrin që shpesh etiketohet si “diktatori i fundit i Evropës”, mund të jetë një sfiduese e rastësishme pasi hyri në zgjedhjet presidenciale të së dielës, vetëm për shkak se u arrestua bashkëshorti i saj që do kandidonte për president.

Por mbase forcën që e bëri atë një kundërshtare të guximshme për Lukashenkon, e kishte të fshehur që në moshën 12-vjeçe, kur ajo u dërgua të kalonte një verë në një fshat në Irlandë.

Për ata që nuk e dinë, Svetlana Tikhanovskaya është një nga “fëmijët e mbijetuar të Çernobillit”, shëndeti i të cilës u prek nga ndikimi radioaktiv i katastrofës bërthamore të vitit 1986 në Ukrainën fqinje.

72-vjeçari Henry Deane dhe gruaja e tij Marian e strehuan për herë të parë Tikhanovskaya-n në mesin e viteve 1990, në shtëpinë e tyre në Roscrea në Irlandë. Ata e njihnin atë si Svyeta.

“Dy fëmijë erdhën atë vit. Svyeta ishte në një moshë të ngjashme me vajzën time Mary, dhe ajo u përshtat menjëherë”- tha Deane për Guardian.

“Si fëmijë ishte mjaft inteligjente, ajo kishte më shumë njohuri të gjuhës angleze sesa të tjerët. Ajo u kthye si një lloj interpretuese dhe zëdhënëse për të tjerët. “

Deane tha, se nuk mund ta imagjinonte trajektoren që ka marrë jeta për “këtë vajzë të vogël” që ai e mirëpriti në shtëpinë e tij.

“Disa nga fëmijët ishin ende të traumatizuar qartë nga e gjithë gjëja, situata në ato fshatra të Bjellorusisë në atë kohë, jo vetëm për shkak të çernernobilit por edhe prej ekonomisë, gjërat ishin shumë të vështira”– tha ai.

I moshuari kujton se fëmijët në atë kohë nuk flisnin dot hapur për situatën politike në Bjellorusi, por Syveta e ndjente veten gjithmonë të lirë dhe shprehej vazhdimisht për trazirat.

Deane udhëtoi për në fshatin e Tikhanovskaya-s, pasi themeloi një organizatë bamirësie në Çernobil. Mikashevichi ishte 40 km në veri të kufirit me Ukrainën dhe ishte goditur rëndë nga katastrofa.

“Spitalet e Bjellorusisë ishin të mbushura me fëmijë në atë kohë që kishin të gjitha llojet e problemeve. Mësuesi i Svetlanës ishte përkthyesi ynë. Ne udhëtonim rregullisht në Bjellorusi, vizituam shkollën dhe kështu e takuam vajzën dhe e sollëm këtu”– tha Deane.

Kështu Svetlana 12-vjeç u dërgua në fshatin Roscrea në Irlandë, që ka një popullsi prej 7,000.

Atje fëmijëve u është dhënë kujdes mjekësor, e problemet me shikimin dhe dëgjimin ishin më të zakonshme. Ata gjithashtu u dërguan për piknik, në kinema dhe udhëtime për pazar.

“Ata donin shumë të shkonin në dyqanet më të lira si Penneys. Ata habiteshin nga madhësia e shtëpive të njerëzve.”– kujton i moshuari. “Brenda disa ditësh do t’i shihnit këta fëmijë të transformuar para syve tuaj, ushqimi i mirë dhe shumë prej këtyre ndihmuan. Sepse ushqimi nuk ishte i bollshëm për ta. Ata i donin bananet dhe fasulet, fëmijët tanë argëtoheshin nga kjo”.

Shumica e fëmijëve qëndruan me Deanes vetëm për një verë, ndoshta dy, por Tikhanovskaya kthehej përsëri dhe përsëri dhe u rrit pranë familjes dhe komunitetit lokal.

Për disa vera ajo madje gjeti një punë në një fabrikë për të fituar para.

“Ajo kishte nevojë për para për studimet e saj në Brest (në Bjellorusinë perëndimore). Ajo ishte shumë e përulur dhe modeste “.

Svetlana kthehej në Roscrea çdo vit, në fillim të viteve 20 dhe punonte si një përkthyese për fëmijët në skemën e Çernobilit.

“Fëmijët në atë kohë nuk do të flisnin hapur për situatën politike në Bjellorusi. Kishin frikë se dikush do të merrte vesh se familjet e tyre ishin kritike ndaj qeverisë. Por Svyeta ishte e hapur dhe fliste për trazira. Njerëzit ishin të shpërfillur dhe ata e dinin se votimet ishin të rreme. “

Irlandezi habitet kur e sheh Svetlanën në politikë dhe beson se ajo nuk ka ambicie politike afatgjatë, por ka dalë vetëm për shkak të shqetësimit të saj për njerëzit e Bjellorusisë.

“Fëmija i saj i parë lindi i shurdhër dhe ajo hoqi dorë nga puna për ta ndihmuar atë. Ajo e transferoi familjen në Minsk në mënyrë që djali i saj të mund të bënte një operacion që i duhej. Ajo e çoi jetën e saj duke u kujdesur për djalin dhe vajzën e saj. 

Ajo është një nënë e përkushtuar. Ajo thjesht donte të zgjidhej në mënyrë që të mund të lironte të burgosurit politikë, gjë e cila është fisnike nga ajo, dhe t’i lutem Zotit që të funksionojë.”

Deane thotë se përveç një mesazhi inkurajues, ai nuk ka folur më me të në javët e fundit.

Por rezultatet e zgjedhjeve i dhanë presidentit Alexander Lukashenko mandatin e gjashtë me 80% të votave, e zonja Tikhanovskaya nuk e pranoi këtë rezultat.

Ajo beson se zgjedhjet janë manipuluar, për shkak të mungesës së vëzhguesve. E në ditën e dytë të protestave që përfshinë Minskun dhe qytetet e tjera, kundër rezultateve të zgjedhjeve, Tikhanovskaya u largua nga Bjellorusia.

Pas shqetësimeve se ajo ishte zhdukur, ministri i Jashtëm në Lituani, Linas Linkevicius, tha se ajo ndodhej e sigurt në vendin e tij.

Ministri Linkevicius tha se ajo ishte arrestuar për shtatë orë në Bjellorusi, por nuk tha pse ose nga kush.

Siç shkruan BBC, të hënën shërbimi i sigurisë i KGB-së në Bjellorusi pretendoi se kishte shkatërruar një komplot për të vrarë kandidaten e opozitës – dhe ta kthente atë në një “qengj sakrifikimi” për protestuesit. E në fakt në një konferencë shtypi në Minsk, ajo dukej nervoze, pak e pasigurt.

Në të njëjtën ditë ajo i tha BBC-së se ishte e frikësuar. Por fakti që Svetlana Tikhanovskaya ka ikur, nuk do të ndikojë në protestat masive që kanë përfshirë Bjellorusinë për dy netë rresht.

Hashtag-Ky material mbështetet në artikujt e  The Guardian dhe BBC-së

Artikulli i mëparshëmEmri/ Baba i katër vajzave, vdes nga COVID-19 shefi i qarkullimit rrugor në Shkodër
Artikulli i radhësPublikohet VIDEO/ PD fiton në çdo sondazh, por Rilindja angazhon mijëra rusë e grekë për të votuar PS-në