Ndërkohë që Shqipëria ka hyrë në një vit elektoral, bie në sy se çdo sondazh që bëhet online, nuk ka rëndësi është një portal pranë qeverisë ose jo, fituese del Partia Demokratike.
Kjo është diçka e rëndësishme, për shkak se qeveria ka punësuar një armatë njerëzish që merren nga një bodrum i Pallatit të Kongreseve pikërisht me këtë punë. Shto këtu faktin që administrata detyrohet me dhunë të votojë dhe të dërgojë pëlqime për Ramën dhe PS në median sociale. E megjithatë, sërish fryma tregon se PD do jetë fituese.
Por fenomeni i përdorimit të votave false nga qeveria nxori kokë në një rast qesharak. Një portal popullor i qytetit të Kavajës zhvilloi një sondazh mes PD dhe PS për zgjedhjet e ardhshme bashkiake.
Pas një epërsie të thellë të PD-së, pavarësisht presioneve ndaj administratës që Rilindja sot kontrollon 100%, të gjendur përballë humbjes së padiskutueshme, shini skandalin qesharak që ndodhi në orët e vona.
Qindra rusë e grekë votuan për Partinë Socialiste vetëm e vetëm që këto të fundit të dilnin fitues në sondazh!
SHIHNI VIDEON ME POSHTE