Kush është gruaja që mund të bëhet zëvendëspresidentja e parë më ngjyrë në Shtetet e Bashkuara?
E lindur në Oakland të Kalifornisë, Harris është bijë e dy emigrantëve nga India dhe Xhamajka. Ndoqi studimet për drejtësi para se të niste karrierën si prokurore e San Franciskos.
Pasi e mbajti për 7 vite këtë post u bë gruaja e parë që u zgjodh si Prokurore e Përgjithshme e Kalifornisë. Karrierën politike e nisi në vitin 2016-të.
Gjatë përpjekjet së shkurtër për të siguruar kandidaturën demokratë në garën presidenciale, ajo u përplas shpesh me Biden, duke e kritikuar kryesisht për marrëdhëniet me ish-senatorët që kishin favorizuar ndarjen racore.
Harris thotë se është ndjerë gjithmonë rehat me identitetin e saj dhe e përshkruan veten, thjesht si amerikane. Në 2019 tha për “Washington Post” se politikanët nuk duhen vlerësuar për ngjyrën e lëkurës apo të kaluarën e tyre.