Një 29-vjeçar i sëmurë me COVID-19 është hedhur nga kati i tretë i Sanatoriumit, spitali “Shefqet Ndroqi” dhe ka ndërruar jetë në vend. I riu ka inicialet Xh.K dhe ishte konfirmuar pozitiv me sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi. Ngjarja ka ndodhur në orën 4:30 të ditës së sotme.
Xh.K ishte duke u kuruar me terapi dhe serume në këtë spital, ku janë shtruar rreth 200 pacientë me sëmundje të rënda të mushkrive e ndër ta edhe me koronavirus.
Policia njoftoi se ka nisur hetimet për rastin: “Më datë 13.8.2020, rreth orës 4:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali shtetasi XH.K., 29 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe shërbimet e Pòlicisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin zyrtar.