Kalkulimet e profesorit amerikan: Kosova `kap` vendin e parë në botë për COVID-19

0
Image

Drejtori i Institutit amerikan për Hulumtime “Scripps”, Eric Topol, i cili është edhe profesor i mjekësisë molekulare, nëpërmjet tabelave, të dhënave dhe shifrave të fundit që ka kalkuluar ka arritur në përfundimin se Kosova renditet e para për rastet e vdekjeve nga COVID-19 për 1 milion banorë, e ndjekur nga Peruja, Bolivia, Meksika dhe Panamaja.

Këto rezultate, shkencëtari i njohur Topol i ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, të shoqëruara edhe me një tabelë të dhënash krahasuese me vendet e tjera në botë.

Në tabelën e publikuar nga profesori amerikan janë pasqyruar të dhënat zyrtare, deri në datën 11 gusht 2020.

Numri i rasteve të vdekjeve nga COVID në Kosovë ka qenë i lartë edhe në të dhënat e publikuara dje nga IKSHP, ku ishin gjithsejtë brenda 24 orëve 11 persona të vdekur.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë vdekur gjithsej 365 persona, kurse numri total i personave të infektuar është 10 mijë e 795 nga 42 mijë e 136 sa janë testuar.

Sipas të dhënave të IKSHP-së deri më 12 gusht janë shëruar 6 mijë e 411 persona, kurse mbeten aktiv edhe 4 mijë e 19.

Image
Artikulli i mëparshëmRonaldinho përfshihet në një tjetër skandal
Artikulli i radhësKina gjen gjurmë të koronavirusit në krahët e pulave të importuara nga Brazili