OTOT: Përplasja në det me Greqinë! Tërhiqet Turqia, largon anijet ushtarake nga ‘zona e nxehtë’

0
This image has an empty alt attribute; its file name is tu-300x169.jpg

Anija kërkimore turke “Oruc Reis” ka filluar të largohet nga zona ‘e nxehtë’ e Mesdheut Lindor, për të cilën ka pasur edhe tensione me shtetin grek edhe ditën e djeshme.

Sipas raportimeve të medieve greke anija turke po vazhdon rrugën e saj në lindje, brenda EEZ-së Qipro, megjithatë është akoma në kufijtë e NAVTEX ilegal të Ankarasë.

Shtabi i Përgjithshëm i Marinës bën me dije se anija turke e shoqëruar nga anije luftarake turke po lundron me një shpejtësi prej 4 nyje dhe po monitorohet nga afër nga anijet e Marinës Greke.

Lajmi u konfirmua gjithashtu nga Agjensia e Athinës:

“Sipas informacioneve të reja, anija kërkimore turke ‘Oruc Reis’ u largua nga territori Grek 20 minuta më parë dhe po lëviz në verilindje, brenda EEZ-së Qipriote, dhe brenda NAVTEX-it turk të lëshuar në mënyrë të paligjshme”.

Shihni pozicionin e anijes në hartën përkatëse:

Artikulli i mëparshëmVrau taksistin për nderin e nënës/ Autori jep versionin e çuditshëm: Ja ku e hodha armën e krimit
Artikulli i radhësHarris, prokurorja që sulmoi Biden gjatë garës demokrate (por ky i fundit e kandidon si zv.presidente)