Nga Jorida Tabaku.
I gënjeu shqiptarët se rruga nuk është zhvillim. Pastaj, se nuk kishte rrugë të ndërtuara. Në fund të rrugës së tij u thotë shqiptarëve se po ndërton rrugë. Cilët rrugë? Ato të nisura përpara vitit 2013 atëherë kur i sulmonte. Bilanci i tij: vetëm 22 km rrugë në 7 vite!n
Rama është prova njerëzore e gënjeshtrës për mbijetesë. Çdo ditë që qëndron, më shumë dëm i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Reagimi i znj. Tabaku ka ardhur pas ditë pasi Rama trumbetoi se ndërtoi rrugë të standarteve dhe cilësive evropiane. Në një shënim në Fb, ndër të tjera ai sulmonte investime t mëdha infrastrukturore që kreu qeveria parardhëse e opozitës:
Rama: “… Të gjitha investimet tona publike, në këtë rast qoftë në rrugët kombëtare e qoftë në ato rurale, bazohen në standarte europiane sipas kategorive të tyre dhe kryhen mbi bazë projektesh e me një cilësi që s’ka të krahasuar me kohën e “rrugëve të lëna rrugëve”…
Miq të dashur, qofshi dashamirës a jo me këtë qeveri apo me mua, sinqerisht ju them, ka plot arsye për të kritikuar çdo qeveri dhe padyshim edhe këtë qeveri, por në rastin e rrugëve të Shqipërisë dy gjëra janë të padiskutueshme: e para, qeveria e mëparshme hapi shumë fronte punësh nëpër Shqipëri, dmth bëri shumë e shumë tendera (pa buxhetin e nevojshëm) dhe preu shumë e shumë shirita, duke ndërtuar kudo nga një copë rrugë që pastaj u la rrugëve bashkë me një mal borxhesh ndaj kompanive!
E vetmja rrugë ku u bë më shumë se një copë rrugë, ishte Rruga e Kombit, vepër vërtetë ambicioze, por që u la edhe ajo e papërfunduar ose më mirë, e cunguar dhe pa asnjë plan mirëmbajtjeje…”