Mahlatse Mahlase është kryeredaktore e grupit të Eyewitness News, një transmetues i madh në Afrikën e Jugut. Është një post që ajo nuk do të kishte të ngjarë të mbante 30 vjet më parë, nën regjimin e aparteidit, hierarkia e të cilit i vuri gratë me ngjyrë në shtresën e fundit.
Në botë, lidershipi i femrave në media nuk është gjë që e sheh shpesh. Megjithatë, Afrika e Jugut është një histori suksesi relativ.
Sot, gratë udhëheqin gati gjysmën e botimeve dhe transmetuesve kryesorë të vendit, sipas një analize të fundit nga Universiteti Oxford. Kjo e rendit Afrikën e Jugut përpara Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe madje edhe vendeve që mbahen si modele të barazisë gjinore, si Finlanda.
Megjithatë, fitimet e grave të Afrikës së Jugut nuk janë të shumta dhe janë të arritura me mund. Për shembull, gratë mbajnë disa nga hallkat e gazetarisë.
Zonja Mahlase thotë se ka reflektuar mbi përfaqësimin përmes një prizmi të ri që kur lindi fëmijën e saj të parë, para 7 muajsh.
“Unë dua që djali im të rritet në një botë ku drejtuese janë gratë“, thotë ajo. “Unë dua që ai të rritet duke dëgjuar gra eksperte në radio, duke i parë ato si kontribuuese në ndryshimin e botës dhe jo vetëm si viktima të një sistemi të padrejtë“.