Një ilaç kundër parazitëve për të luftuar Covid-19?

0
This image has an empty alt attribute; its file name is lab.jpg

Një ndër njohësit më të mirë të parazitëve në botë ka paralajmëruar se, nëse ilaçi Ivermectin do të përdoret gjerësisht në trajtimin e Covid-19, mund të ketë pasoja të rënda. Dr Carlos Chaccour, nga Instituti i Shëndetit Global të Barcelonës, thotë se “nuk ka asnjë provë të fortë që Ivermectin mund të trajtojë sëmundjen”.

Chaccour i ka studiuar efektet e këtij ilaçi për më shumë se një dekadë dhe foli pas raportimeve se ai mund të përdoret për të trajtuar Covid-19, edhe pse nuuk është aprovuar nga rregullatorët, për të trajtuar virusin.

Ivermectin është më i fundit në linjën e ilaçeve që promovohen nga disa si “të sigurta” dhe “të aprovuara” sepse rregullatorët e barnave siç janë Administrata e Produkteve Terapeutike në Australi dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara kanë thënë se ato janë të sigurta për trajtimin e disa problemeve të njohura dhe të studiuara.

Por kjo nuk do të thotë se të njëjtat ilaçe janë të sigurta kur përdoren për të trajtuar Covid, veçanërisht pasi shumë pacientë e kanë sistemin imunitar të dobësuar për shkak të sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Chaccour thotë se e sheh me shqetësim faktin që vendet në të gjithë Amerikën Latine e përvetësuan ilaçin si një trajtim për Covid.

“Njerëzit kanë marrë injeksione që janë formulime veterinare të ilaçit”, tha ai. “Grupet ungjillore kanë hyrë në bashkësi indigjene dhe u kanë injektuar njerëzve Ivermectin veterinare si një mënyrë për t’i ndihmuar “. Marr mesazhe nga njerëz të panjohur, që më dërgojnë foto të Ivermectinës, që përdoret për delet dhe më pyesin se sa duhet të injektojnë për të trajtuar ose parandaluar Covid. Kjo mund të jetë shumë, shumë e dëmshme”, thotë ai.

Çfarë është Ivermectina?

Ilaçi është përdorur për herë të parë në vitet ‘70 si një ilaç veterinar për të vrarë parazitët e zorrëve dhe ektoparazitët – domethënë parazitët që jetojnë në pjesën e jashtme të trupit, si pleshtat. Ajo dhe derivatet e saj u testuan më vonë te njerëzit për të trajtuar sëmundjet parazitaredhe treguan efikasitet të jashtëzakonshëm.

Prej vitesh Chaccour ka studiuar dobinë e Ivermectin-ës në kontrollin e malarjes, duke pasur parasysh faktin se mushkonjat që përhapin sëmundjen po bëhen gjithnjë e më rezistente ndaj insekticideve. Ai tha se kjo do të thotë që Ivermectina “është përdorur për një kohë të gjatë, dhe për këto kushte është shumë e sigurt, dhe miliarda njerëz, e kanë marrë”. Tani ai po udhëheq një provë klinike në Spanjë në dobinë e barit në trajtimin e Covid.

Artikulli i mëparshëmStudimi alarmant: Covid-19 përshpejton procesin e plakjes, ja çfarë i ndodh pas 2 vitesh një 30-vjeçari të infektuar
Artikulli i radhësNga Bill Gates, tek lidhja e rrjetit 5G me koronavirusin: Rritja e teorive të komplotit rrezikon të minojë Ballkanin