Serbë me makina e me flamur shkelin Kosovën, arrestohen 4, iu sekuestrohen armët

0

Një javë pasi xhandarmëria serbe është futur ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës, një rast i ngjashëm ka ndodhur përsëri sot.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se disa serbë janë futur ilegalisht në bjeshkët e Moknës në Istog. 

Makina serbe bashkë me flamurin e Serbisë është futur në Mokën në territorin e Republikës së Kosovës. Banorët e fshatrave të Istogut që ndodhen gjatë verës në këtë zonë malore kanë njoftuar Policinë e Kosovës.

Indeksonline mesoi se ROSU bashkë me Policinë kufitare të Kosovës kanë arritur me kohë në vendngjarje ku kanë arrestuar disa persona dhe kanë konfiskuar arsenal armësh.

Artikulli i mëparshëm‘Kërcënimet ndaj medias, Erion Veliaj të shkarkohet dhe të hetohet nga SPAK’
Artikulli i radhësPesë mitet (gënjeshtrat) rreth Covid-19 dhe maskave