“Chati” i bosëve të krimit, Hoxha: Çunat shqiptarë kishin dy vite që e përdornin

0

EncroChat, është një ndër programet më të sigurtë që është përdorur nga bosët e krimit në të gjithë botën.

Në një ndër artikujt më të fundit të Daily Express bëhet me dije se deri më tani në të gjithë botën ky është një program që është përdorur nga rreth 60 000 kriminelë, 10 000 prej të cilëve ishin nga Mbretëria e Bashkuar.

Pjesë e këtij artikulli është bërë dhe një investiguim i bërë nga gazetari shqiptar Artan Hoxha i cili theksonte se ky është një program që përdorej për dy vite më radhë nga bosët shqiptarë të drogës.

Këtë të hënë gazetari Hoxha në profilin e tij ka shpërndarë artikullin e Daily Express që shkruan për sigurinë e programit të quajtur EncroChat të cilin e përdorin bosat e krimit.

Në postimin e tij në Facebook, Hoxha shkruan se në momentin kur ndërhynë shërbimet policore franceze, holandeze dhe britanike, bosat shqiptarë të krimit kishin dy vite që e kishin bërë pjesë të punës së tyre.

Ndërkohë në statusin e tij gazetari e mbyll me frazën,”Kampionati vazhdon” ndoshta për të paralajmëruar të reja të tjera në lidhje me këtë.

DAILY EXPRESS …..16 gusht 2020.
By Jon Austin
Kur sherbimet policore franceze, holandeze dhe britanike, thyen dy muaj me pare, programin e kriptuar EncroChat, per te goditur krimin e organizuar dhe narkotrafikun, …
shqiptaret(çunat e top-listes), thjesht kishin dy vite, qe po perdornin nje komunikim te kriptuar shume me te sigurt…
Kampionati vazhdon…“, shkruan gazetari Hoxha.

Artikulli i mëparshëmEkspertët amerikanë: Imuniteti ndaj COVID-19, nga 6 në 12 muaj
Artikulli i radhësPrezantohet iPhone 12, pajisja në nder të Elon Musk ka një pjesë të raketës që do të shkojë në Mars