Një nga vëllezërit që vranë shokun e tyre, i famshmi që rrahu policët me leva hekuri

0

Sebastian Smakaj është zyrtarisht autori kryesor i ngjarjes së mbrëmshme në Shkodër, ndërsa është shpallur në kërkim së bashku me të vëllain, Stjuart Smakaj, 23-vjeç.

Ky i fundit rezulton të jetë shoku i ngushtë i Gledis Krajës që mbeti i vrarë nga atentati i mbrëmshëm, ndërsa koncidon të jetë edhe në të njëjtën moshë me viktimën, ç’ka në njëfarë mënyrë provon miqësinë e tyre të hershme.

Por ndryshe nga i vëllai, Sebastiani që dyshohet se ka shkrepur armën, emri i Stjuartit rezulton të këtë pasur probleme me drejtësinë. Faxweb mëson se 23-vjeçari, është një nga 4 të arrestuarit e një ngjarjeje të ndodhur në vitin 2015 në Shkodër ku të rinjtë kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës për dhunim të forcave të rendit.

Ata kanë sulmuar punonjësit e policisë me levë hekuri dhe sende të tjera metalike dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë tre punonjës policie ndërsa ngjarja në atë kohë ka ndodhur pikërisht rreth orës 00.50 në lagjen Perash të njëjtën lagje ku ndodhi krimi i mbrëmshëm. Gjatë konfrontimit është dëmtuar lehtë edhe shtetasi Stjuart Smakaj, i cili e kapërcej rrezikun për jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Ndërkohë dëshmirë të ngjarjes, kanë thënë se pak orë para se të ndodhte krimi, vëllezërit Smakaj dhe Kraja janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Mësohet se Sebastin Smakaj mbrëmjen e kaluar  e ka qëlluar plot 14 herë Krajën brenda makinës së këtij të fundit, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 18 gëzhoja automatiku. 29-vjeçari Sebastian Smakaj, së bashku me të vëllain e tij pasi kanë kryer krimin, janë larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi, një makinë tip ‘Peugeot’ ngjyrë gri.

Zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorëve si dhe ngritja e patrullave dhe grupeve të kërkimit pritet të finalizohet me arrestimin e autorëve, gjë e cila do të hidhte dritë edhe mbi shkaqet e ngjarjes.

Mësohet nga burimet për Faxweb.al se Kraja kishte shok të ngushtë të vëllain e Sebastian Smakajt, Stjuartit ndërsa shoqërohej edhe me këtë të fundit.

Ngjarja mbrëmë ka ndodhur në lagjen ku jetonin 3 të rinjtë, dhe ka pasur dëshmitarë të cilët e kanë parë, dyshohet edhe nëna e viktimës, e cila pas ngjarjes është shoqëruar në gjendje shoku në spital, ndërsa mund të ketë dhënë informacione për identifikimin e shpejtë të autorëve.

Artikulli i mëparshëmOBSH: ‘Moshat e reja po përhapin koronavirusin në botë’
Artikulli i radhësSondazhi i CNN, reduktohet përparësia e Joe Biden ndaj Donald Trump