Një burrë 73 vjeç në Kamëz, i ka ngulur thikën gruas së vet N.P duke e plagosur rëndë. Ndue Prenga kishte pasur edhe në të kaluar precedent për krim kundër personit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, me të marrë njoftim se në rrugën “Manhatan”, në Kamëz, kishte konflikt në familje, shkuan menjëherë në drejtim të adresës së dhënë.
Në momentin që janë afruar për të hyrë në banesë, Prenga, 73 vjeç, sapo ka parë punonjësit e Policisë ka tentuar të largohet, por fale ndërhyrjes së shpejtë është arrestuar.
Krimi ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Bashkëshortja e tij ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit N. P., për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.