
Një tërmet me magnitudë 3.5 ka rënë mëngjesin e sotëm në grykëderdhjen e Bunës.
Instituti i Gjeoshkencave njoftoi se tërmeti, që nuk ka shkaktuar të lënduar apo dëme materiale, ra në orën 7:37 të së enjtes në thellësinë 5 km.
Dy tërmete të tjera më të dobëta janë regjistruar po sot në vend: një në Gërdec, pranë Tiranës dhe tjetri në veri të Librazhdit.
