Raporti amerikan zbulon të dhëna tronditëse për Korenë e Veriut. Për çfarë po punojnë 6 mijë “hackera sekret”

0
E blinduar me bomba bërthamore/ Raporti amerikan zbulon të

Formalisht, Koreja e Veriut ka mbyllur programin e tij bërthamor, duke u angazhuar me komunitetin ndërkombëtar për të asgjësuar materialet e mbetura.

Por sipas një raporti të ushtrisë amerikane, jo vetëm që kjo mundësi nuk është reale, por regjimi i Penianit po vazhdon të krijojë armë të shkatërrimit në masë.  

Raporti, i quajtur “North Korean Tactics” u botua muajin  e kaluar dhe tregon qartë skepticizmin e Pentagonit mbi mundësinë një reduktimi të tensionit, nga momenti që Kim Jong Un sheh pikërisht armët bërthamore si garanci e  pushtetit të tij diktatorial.

Sipas raportit, aktualisht Koreja e Veriut disponon “nga 20 deri në 60 bomba bërthamore, me një kapacitet prodhues prej 6 bombash të tilla në vit”.

Një raport i mëparshëm i Kombeve të Bashkuara tregonte edhe kapacitetin e rritur të Penianit për të zvogëluar këto armë, në mënyrë që të ngarkohen në raketat e saj balistike, ku të paktën njëra prej tyre, e quajtur Hwasong-15, mund të arrijë brigjet amerikane.

Një tjetër e dhënë shqetësuese vjen nga kapacitetet koreane të lëndëve kimike, rreth 2500-5000 ton që përfaqësojnë depozitat e treta në botë, me agjentë kimikë si antraksi ose viruse si lija që mund të përdoren si armë vdekjeprurëse, veçanërisht ndaj armikut të përhershëm, Koresë së Jugut.

Një tjetër armë e cituar në raportin ushtarak ka të bëjë me teknologjinë. Sipas raportit, Peniani ka punësuar në mënyrë sekrete rreth 6 mijë “hacker” që punojnë brenda, por edhe jashtë kufijve, dhe që akuzohen për një seri sulmesh kibernetike në vende të ndryshme të botës.

Artikulli i mëparshëmKrim në Kamëz: Ish-i dënuari, i ngul thikën gruas…
Artikulli i radhësModeratores së ‘Top Channel’ i ndodh e papritura, alarmohet dhe bën thirrjen publike…