Rrebeshi i shiut që ra mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë, në mesnatë, përmbyti shumë rrugë.
Pamjet e marra tregojnë se si për 10 minuta shi me intensitet, u bllokua një nga segmentet rrugore në qendër të kryeqytetit, pranë Universitetit të Arteve.
Situata të tilla paralajmërojnë se vjeshta e lagësht dhe dimri në Tiranë do të vijnë bashkë me përmbytjet e rrugëve dhe bllokimin e trafikut, përjashtuar këtu se ç’mund të pësojnë katet e para të banesave dhe bizneseve.
Nuk dihet nëse një situatë si kjo e ka vënë në alarm Bashkinë e Tiranës.