Biznesi pervers i testimeve me pagesë

0

Nga Klodian Tomorri

Politika e shtrenguar e qeverise me testimet per Covid 19 ka krijuar nje treg te ri, i cili eshte moralisht i cunguar, ekonomikisht ineficent dhe ne aspektin e sherndetit publik i rrezikshem. Ky eshte tregu i testimit ne spitalet dhe laboratoret private kundrejt pageses nga xhepi.

Ditet e fundit mijera shqiptare po detyrohen te paguajne 100 euro ne privat per te kryer testin molekular te virusit. Praktikisht kjo pagese perben nje takse te paster private, e cila eshte e padrejte, e pandershme dhe zhvatese.

Se pari, shumica derrmuese e atyre qe bejne testin ne privat jane te detyruar. Mijera emigrante te bllokuar, te cilet duhet te kthehen ne vendet ku jetojne dhe punojne duhet te kene me vete testin molekular per Covid. Ne kushtet kur qeveria nuk e ofron, atehere e vetmja zgjidhje qe ata kane, eshte te paguajne 100 euro per ta kryer testin ne privat.

Se dyti, kjo eshte nje takse mbi jeten. Tashme eshte e provuar publikisht se instituti i shendetit publik nuk gjurmon me as kontaktet e aferta me personat e prekur, duke perfshire madje edhe familjaret. Rjedhimisht shume nga keta qytetare, te cilet jane perballe rrezikut evident te infektimit do te detyrohen te bejne testin ne privat duke paguar nga xhepi.

Pikerisht per kete arsye, kjo eshte nje politike ineficente dhe e rrezikshme. Tashme, autoritetet publike kane incentiven te shtrengojne edhe me shume testimin falas duke i adresuar qytetaret e dyshuar si te prekur drejt klinikave private. Por nje pjese e tyre mund te mos e perballojne dot pagesen nga xhepi. Rrjedhimisht keta persona edhe pse mund te jene te infektuar, nuk do ta bejne testin duke rrezikuar te shnderrohen keshtu ne superperhapes te virusit. Pa permendur ketu rrezikun tjeter evident qe testet ne privat mund te deformojne statistikat per ecurine e pandemise.

Ne shume aspekte shendeti publik eshte nje sherbim i ngjashem me mbrojtjen kombetare. Madje vete kryeministri e quan pandemine lufte, ndersa virusin nje armik. Pyetja qe lind natyrshem eshte: A mund te fitohet nje lufte me mjete private? Nese po, pse kur sulmohet kufiri, qeveria nuk i ben thirrje qytetareve qe te blejne privatisht arme per t’u mbrojtur nga armiku?

Pothuajse ne te gjitha vendet ku qeverite kane afruar sektorin privat per te kryer testimet e Covid 19, kostoja eshte mbuluar me para publike. Ne asnje rast nuk i eshte lene barra qytetareve te paguajne nga xhepi. Kjo per arsyen e thjeshte. Krizat e shendetit publik, nuk mund te privatizohen.

Qeveria e kishte gati infrastrukturen e bashkepunimit me sektorin privat. Dy koncesionet, ai i laboratoreve dhe check up-i mund te detyroheshin per te ofruar testime masive ne kembim te pagesave qe marrin nga buxheti. Por kjo nuk ndodhi, pasi qeveria zgjodhi te mos cenoje fitimet e koncesionareve. Ndaj tani, Shqiperia eshte shenuar me pullen e kuqe si nje nga vendet me te pasigurta ne Europe.

Artikulli i mëparshëmPërkthimi” kthehet në profesion të lirë, rregullohet me ligj
Artikulli i radhësZYRTARE/ FSHF vendos, ja kur nis Superiorja dhe të gjitha kampionatet e tjera në Shqipëri