Pasi kaloi Dinamon e Tbilisit në transfertë, Tiranën e pret një tjetër sfidë delikatë në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve. Bardheblutë do të përballen me Crvena Zvezdën në shtëpi. Ky takim është planifikuar të zhvillohet në datën 25 gusht, ora 20:00 në impiantin modern “Air Albania”.
Edhe pse pa praninë e spektatorëve, kjo përballje pritet me mjaft interes nga sportdashësit shqiptarë, të cilët do të jenë të shumtë, para ekraneve të televizorit, për të përkrahur skuadrën shqiptare. Kujtojmë që ashtu si ndaj Dinamos së Tbilisit, edhe kundër Crvena Zvezdës, kualifikimi do të vendoset në ndeshje teke.