Disa persona në mediat sociale mbetën të tronditur kur panë disa gra duke vallëzuar dhe duke bërë twerk para fëmijëve në një plazh në Belmar, New Jersey.
Në pamjet virale, disa gra të veshura me bikini shihen duke kërcyer dhe duke bërë twerk në plazh para shumë të pranishmëve, por janë kritikuar jashtëzakonisht shumë, sepse në mesin e turistëve në plazh kishte edhe shumë fëmijë të vegjël, transmeton Telegrafi.
Gratë i filmonte një burrë, teksa ato bënin shfaqje të tillë.
Sidoqoftë, një komentues tjetër nuk e pa këtë si një problem, duke postuar: “Janë thjesht vajza që argëtohen në plazh – ju thjesht urreni ta shihni atë”.