Ylli argjentinas, Lionel Mesi ka ndërprerë ditën e sotme pushimet për të biseduar me trajnerin e ri të Barcelonës, Ronald Kuman, por mesa duke, lajme aspak të mira vijnë për tifozët katalanas nga ky takim.
Sipas asaj që raporton radio katalanase “RAC 1”, Lionel Mesi i ka komunikuar trajnerit holandez se ai e sheh vetën larg Barcelonës.
Gjithashtu bëhet me dije se Lionel Mesi e di që për shkak të kontratës së tij, një largim në vitin 2020 është i vështirë por ai nuk dëshiron të vazhdojë të qëndrojë më në Camp Nou.
Gjatë ditëve të ardhshme pritet të këtë zhvillime të reja, me 33 vjeçarin që për herë të parë në karrierë po shqyrton seriozisht mundësinë e largimit nga klubi në të cilin ka luajtur gjatë gjithë jetës.