Lajm tronditës nga Gjermania, Mikael Balak diagnostikohet me kancer

0
Michael-Ballack-1325243

Një lajm tronditës është raportuar nga mediat italiane. Bëhet fjalë për futbollistin legjendar, Mikael Balak i cili mësohet se është diagnostikuar me kancer. Ka qenë e përditshmja gjermane “Bild” e cila ka bërë publike këtë fakt me të vërtet tronditës.

Ish-mesfushori i Bajer Leverkuzen, Bajern Mynih, Çelsit, një nga lojtarët më të mirë e ikonikë të historisë së kohëve të fundit të futbollit në Gjermani, raportohet së i është nënshtruar një ndërhyrje delikate kirurgjike për të hequr një tumor që ishte shfaqur pranë shtyllës kurrizore.

ballack (1)

Zbulimi i sëmundjes nga ana e ish-futbollistit 44-vjeçar, ndodhi rreth një muaj më parë, teksa kërkonte një operacionin të domosdoshëm. Ndërhyrja kirurgjikale ka përfunduar me sukses, ndërsa tani për Balakun ka nisur një terapi e gjatë e i vështirë.

Artikulli i mëparshëmLajm i bujshëm nga Spanja, Lionel Mesi i komunikon vendimin e marrë për të ardhmen trajnerit Kuman
Artikulli i radhës“Unë me Nejmarin mundim këdo”, Mbape: Qaja si i marrë për ditë me radhë kur…