Gjashtë vajzat janë plagosur rëndë në një aksident pas mesnate, ku janë përplasur tre makina në autostradën Fushë Krujë – Milot pranë fshatit Luz.
Pesë prej tyre që udhëtonin me një Benz A Class, janë nga Dibra dhe me banim në Tiranë, kurse tjetri ishte një Peugeot dhe drejtohej nga një vajzë nga Lezha.
Ndërsa mjeti i tretë, drejtohej nga një djalë. Ai ka pësuar vetëm dëme të mjetit.
Të 6 vajzat janë plagosur rëndë dhe u dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Shkak i aksidentit, sipas Policisë, ishte shpejtësia tej normave të lejuara dhe mungesa e ndriçimit në këtë aks.
Të plagosura mbeten drejtueset e dy prej mjeteve, Ornela Osmani, 25 vjeçe nga Dibra dhe Alketa Volaj, 33 vjeçe nga Lezha.