Urrejtja e tifozëve të Partizanit të Beogradit për rivalët e Crvena Zvezdës, kalon çdo kufij të mundshëm.
Këtë gjë e vërteton një postim i bërë në “Twitter”, nga një tifoz i Partizanit i cili mallkon që në datën 25 gusht, teksa të jetë duke u luajtur sfida mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës, të rrëzohet një meteor i madh në mesin e fushës dhe të vrasë të gjithë futbollistët e skuadrës serbe, ndërsa për lojtarët e Tiranës, shkruan se shpreson që të jenë 5 minuta me vonesë dhe të mos jetë në fushë.
Ndërkohë në këtë postim skandaloz është përfshirë dhe zëvendës presidenti i Partizanit të Beogradit, Vladimir Vuletiç, që i ka bërë “like” postimit. Kjo gjë ka shkaktuar një bujë të madhe në mediat serbe.
“Nëse më pyesin se cilën skuadër do të mbështes në sfidën Tirana-Zvezda, nuk do të bëj tifoz për asnjërën skuadër. Do të bëj tifoz për një meteor të madh, i cili dua që të rrëzohet në mes të fushës dhe të vrasë të gjithë futbollistët. Ndërsa për lojtarët e Tiranës, shpresoj të jenë 5 minuta me vonesë dhe të mos jenë në fushë”, shkroi tifozi.