Dy persona janë arrestuar në Pogradec, pasi akuzohen se i kanë marrë një shumë të konsiderueshme një 40-vjeçari duke e kërcënuar.
Në pranga kanë rënë Gëzim Memelli, 68 vjeç, banues në Tiranë dhe Enver Shaho 46 vjeç, banues në Pogradec. Sipas policisë, këta të fundit dyshohet se më datë 20.08.2020, në Pogradec, kanë ushtruar presion ndaj një 40-vjeçari, me qëllim që ky i fundit të nënshkruante me dy të lartpërmendurit një deklaratë noteriale huamarrje, me vlerë 500.000 lekë.
Njoftimi i policisë:
Arrestohen në flagrancë dy shtetas për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
- G. M., 68 vjeç, banues në Tiranë.
- E. Sh., 46 vjeç, banues në Pogradec.
Arrestimi i tyre u bë pasi, dyshohet se këta shtetas më datë 20.08.2020, në Pogradec, kanë ushtruar presion ndaj një 40-vjeçari, me qëllim që ky i fundit të nënshkruante me dy të lartpërmendurit një deklaratë noteriale huamarrje, me vlerë 500.000 lekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për hetime të mëtejshme.